Prishtina ka arritur të fitojë ndaj Drenicës më rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të “Vala Superliga”.
Takimi nuk ishte organizuar në mënyrën më të mirë nga ana e drejtuesëve të stadiumit “Fadil Vokrri”, teksa nuk munguan edhe çudirat tipike shqiptare. Gjatë momentit të ndeshjes, është vënë në stadium disa herë një muzikë në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë.
Madje situate ka arritur deri aty, aqsa gjyqtari Selim Isufi u detyrua të ndëpresë lojën për disa sekonda, derisa situata u rikthye në normalitet. Në një stadium që mban emrin e një legjende të shuar si “Fadil Vokrri”, duhet bërë maksimumi që gjëra të tilla të mos përsëriten sërish. /Shqipëria.ch/