You are here
Home > Futboll Bota > Shqiponja si “snajperi”! Mustafi mund ta pësojë edhe si Kavani

Shqiponja si “snajperi”! Mustafi mund ta pësojë edhe si Kavani

Mes polemikash, Federata Angleze ka shpallur “të pafajshëm” Shkodran Mustafin. Mbrojtësi shqiptar festoi golin e fitores me shqiponjën dy krenare duke bërë që opinion sportdashës të nis “përleshjet”. Nga Serbia, e përditshmja “KURIR” shigjetoi në kohë rekord një artikull kundër festimit të  Mustafit duke e quajtur atë si provokim politik. Bashkangjitur edhe një thirrje për rishkimin e gjestit të përsëritur, shtypi serb kërkoi “dënimin” e Mustafit nga Federata. 

Por edhe këtë herë shkodrani doli pa lagur nga e drejta për të festuar me simbole. Në një moment tjetër arbitëri apo edhe vetë Federata nuk do të jenë kaq zemërbujarë me Mustafin. Me të njejtën arsyetim, Edison Kavani mori karton të kuq pas festimit të një goli. Mënyra e përsëritur e sulmesit uruguajan me shenjën e një arme automatike e cila fokusohej nga kamerat bëri që arbitri të nxjerr të kuqin. Ndaj, Mustafit duket se iu dha paralajmërimi I fundit para se të nis festimin e radhës…/Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top