You are here
Home > Kombëtarja > E pamundura nuk ekziston! Mesfushori nga Kucova, feston me shqiponjë ndaj Steauas së Bukureshtit

E pamundura nuk ekziston! Mesfushori nga Kucova, feston me shqiponjë ndaj Steauas së Bukureshtit

Steaua e Bukureshtit është surprizuar në shtëpi nga ana e Botoshanit duke u barazuar me rezultatin 2-2, megjithëse u gjend fillimisht në avantazhin e dy golave.

Një përballë e bukur është realiteti i mesfushorit shqiptar me origjinë nga Kucova, Enriko Papa. Futbollisti i Botoshanit, do të shënonte golin e parë ndaj Steauas, përpara se rezultati të barazohej në minutat e fundit.

I lindur në një qytet të vogël, sigurisht që e ardhmja e Papës nuk pritej të ishte më e mira e mundshme. Por jeta shpeshherë të jep shumë shembuj, se e pamundura është asgjë. Pasi kaloi shumë ekipe në Shqipëri, Papa arriti të hidhte një hap të madh, pasi kaloi nga Lushnja te Botoshani në Rumani.

Dëshira e tij më e madhe? Padyshim që u plotësua. Pas super golit të realizuar ndaj një prej ekipeve më të njohura në Europë, formoi shqiponjën, si për të treguar dhe për t’u shfryrë me krenari, se më në fund Papa ia doli dhe tashmë për të do të flitet për disa kohë në trevat shqiptare. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top