You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Izraeli është ndeshje e rëndësishme! Armando Duka ndjek nga afër stërvitjen e Kombëtares

Izraeli është ndeshje e rëndësishme! Armando Duka ndjek nga afër stërvitjen e Kombëtares

Nuk është një ndeshje që duhet anashkaluar lehtësisht, takimi ndaj Izraelit duhet trajtuar deri në detaje. Pas atyre rezultateve të dobëta të marra në miqësore, Panuçi ka mundësinë më të mirë për të bindur të gjithë, se e meriton vendin e trajnerit të Shqipërisë.

Tashmë Kombëtarja e ka nisur stërvitjen e saj në “Tropikal”, ndërsa i pranishëm për të ndjekur më nga afër kuqezinjtë, ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.  Presidenti i FSHF-së ka biseduar me Panuçin dhe është shfaqur në humor, megjithatë kjo vizitë e tij tregon edhe rëndësinë që ka kjo ndeshje ndaj Izraelit.

Ky është momenti i vërtetë i provës për Panuçin, në datën 7 shtator tekniku italian duhet ta kalojë testimin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top