Shqipëria do të luajë në datën 7 shtator ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë vijnë pas disa rezultateve të dobëta në miqësore, por ndeshja ndaj Izraelit, duhet të shënojë një kapitull të ri.
Një rikthim në Kombëtare është për Migjen Bashën, teksa ky i fundit ka munguar prej një kohë të gjatë në listën e Panuçit. Futbollisti që tashmë aktivizohet me Arisin, shprehet se rezultatet e fundit të arritura nga ana e Shqipërisë, nuk pasqyrojnë realitetin për forcën që ka ky grup lojtarësh. Megjithatë “gjeniu” i Shqipërisë i jep edhe një këshillë trajnerit Panuçi, duke thënë se ky i fundit duhet të bazohet edhe te lojtarët me eksperiencë, jo vetëm te ata të rinjë.
“Duam të marrim rezultate të mira si në të kaluarën. Sigurisht, është normale që Kombëtarja të ndryshojë, por ndonjëherë duhen edhe lojtarë më eksperiencë. Kalimi te Arisi është motivim dhe shtysa që më afrojë me Kombëtaren. Tifozët duhet të jenë të qetë, kemi marrë rezultatet të dobëta, por kemi marrë dhe rezultatet e duhura. Tashmë duhet të shohim përpara dhe ta lëmë të kaluarën. Humbjet e fundit nuk përcjellin realitetin tonë”, ka thënë Basha në konferencën për shtyp në prag të Izraelit. /Shqipëria.ch/