Prej muajsh Orges Shehi ka hequr dorezat për t’i zvendësuar ato me një kollare të zezë. Ish-portieri i kombëtares nën aventuën e re si trajner i Skëndërbeun, ka nisur ta shoh veten si të tillë duke gjetur edhe modelin e tij në këtë pozicion.
Në një intervistë për “Zona Gol” Shehi ka pranuar se tërhiqet mes taktikës së Simeones dhe Ancheloti. Tek trajneri i Atletikos, Orges Shehi vlerson grintën, emocionin dhe energjinë që transmeton ai në organizimin e skuadrës. Për sa i përket teknikut italiann, Shehi veçon qetësisë, eksperiencës dhe ideve të tij.
Një miksim i dy nga trajnerët më të mirë në botë që Shehi pret t’i zotërojë në vetvete. Deri më tani Shehi ka bërë mjaft mirë me Skëndërbeum. Në tre javë kampionat, korçarët kryesojnë listën e pikëve me dy fitore dhe një barazim./Shqipëria.ch/