Prapavija e kombëtares sonë duket disi e shteruar me emrat e grumbulluar nga tekniku iItalian duke vënë në mëdyshje katërshen titullare. Panuçi ka thirrur në listë edhe Ansi Agollin, por vendi i tij në të majtë duket formal. Në ndeshjet e fundit miqësore që kombëtarja zhvilloi, 35 vjeçari nuk u thërrit nga trajneri italian duke hapur spekullimet në media për një “krisje” mes tij dhe fanellës kuq e zi.
Megjithatë Agolli mbetet po ai veterani që mbetet i gatshëm për çdo betejë kur thirret në “luftë”. Në “mbrojtje” të Agollit ka qenë edhe ish-gardiani i kuq e zinjëve, Orges Shehi. Sot, trajneri i Skëndërbeut shprehet se zgjedhjet e trajnerit varen gjithmonë nga moment. Në një intervistë për “Zona Gol” Shehi ka theksuar se brezat në kombëtare duhen të ndryshohen dalëngadalë e jo për njëherë si me thikë.
Një ndryshim i tillë sipas trajerit të korçarëve nuk i shërben askujt dhe mbetet në kushte vështirësie për tu arritur. Në këto kushte duket se idet e Panuçit janë të qarta për t’i ofruar vendin titullar lojtarit që shërben në kohën e duhur e në momentin e duhur./Shqipëria.ch/