You are here
Home > Futboll Bota > Më në fund! Buzëqesh portieri, Gasperini i beson Etrit Berishës

Më në fund! Buzëqesh portieri, Gasperini i beson Etrit Berishës

Nuk ka më vuajtje për Etrit Berishën, të paktën jo në javën e 3-të të kampionatit italian.

Pasi i ka parë dy ndeshjet e para të Atalantës në Serinë A nga stoli, Gasperini ka vendosur të rikthejë titullar portierin shqiptar. Ekipi nga Bergamo do të luajë ndaj Cagliarit, atje ku pret të marrë 3 pikët e radhës, pasi e ka nisur sezonin në mënyrë pozitive.

Te Atalanta porta është kthyer në një çështje me vete, pasi i riu Gollini ka fituar terren karshi Berishës në kohët e fundit, por në ditën e sotme shqiptari duhet t’i tregojë Gasperinit se duhet të jetë ai portieri i parë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top