Pasi e ka nisur kampionatin në mënyrë negative, me dy humbje të pësuara përkatisisht ndaj Napolit dhe Juventusit, Lacio do të kërkojë të marrë 3 pikët e para ndaj Frosinones.
Te lacialët kanë një kerkesë të veçantë për këtë ndeshje, që lidhet ngushtësisht me emrin e Thomas Strakoshës. Sipas “lazioneës.24”, gardiani shqiptar nuk ka mundur të mbaj portën e paprekur që prej 4 muajsh, teksa në 29 prill Torino nuk do ia dilte t’i shënonte 23-vjeçarit.
Në dy ndeshjet e fundit dhe të vetmet në Seria A, janë 4 golat e pësuar nga ana e Strakoshës. Tashmë ajo që pritet nga ana e ambientit lacial është që ekipi i tyre të mos pësojë ndaj Frosinones, përpara se të lindi një çështje e re që lidhet me portën. /Shqipëria.ch/