You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gerrard i gëzohet ftesës së Panuçit për Grezdën: Do kthehet më i fortë!

Gerrard i gëzohet ftesës së Panuçit për Grezdën: Do kthehet më i fortë!

Ekipi i Rangersit e ka humbur derbin e sotëm të zhvilluar kundër Cëltic me rezultatin 1-0, duke konfirmuar formën aspak pozitivë që po kalon në këtë kampionat.

Në këtë takim nuk ishte i pranishëm Eros Grezda, teksa ka firmosur vetëm pak ditë më parë me ekipin e Rangersit, që drejtohet nga legjenda angleze, Steven Gerrard. Ky i fundit e sheh t’i vështirësohen punët pas disa rezultateve negative të marra, por në deklaratën e dhënë pas përfundimit të takimit ndaj Cëltic, shprehet i lumtur se disa prej lojtarëve, ku përmend edhe Grezdën, kanë marrë ftesën nga Kombëtaret e tyre. Kjo pritet që t’i rikthejë ata edhe më të fortë në aspektin fizik.

“Kemi shumë lojtarë që janë thirrur nga Kombëtaret e tyre dhe kjo është një gjë e mirë. Grezda është njëri prej tyre, kjo gjë do i ndihmojë që të rikthehen edhe më të fortë në aspektin fizik. Kur të mbarojnë ndeshjet e Kombëtareve, shpresoj që ata të rikthehen edhe më të përgatitur”, ka thënë Gerrard. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top