
Arsenali ka kaluar në avantazh në transfertën që po zhvillon ndaj Kardifit, të cilën është duke e fituar aktualisht me rezultatin 0-1. Duhej të vinte minuta e 11-të, që pas një krosimi të bukur nga ana e Xhakës në të majtë, Mustafi të dërgonte topin me kokë në rrjetë.
Portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë më tepër, vetëm se të ishte spektaktori i një aksioni që nis e përfundon nga lojtarët me origjinë shqiptare. Megjithatë nuk ka mbaruar këtu, pasi mbeten për t’u luajtur edhe 60 minuta në këtë takim. /Shqipëria.ch/