Kutrone, tifozi i çmendur me Juventusin, që nuk kaloi provën tek Interi dhe nderon kuqezinjtë e Milanit sa herë që kanë nevojë për të.
Përpara 6 vitesh, në një postim në rrjetin social “Facebook” nëpërmjet një statusi shprehej: “ Milanistë, filsni shumë, por kush e fitoi kampionatin! JUVENTUS!!! Kështu që mos flisni”.
Nga ana tjetër duhet theksuar se italiani ka bërë provën tek ekipi i Interit, por zikaltërit vendosën të mos e merrnin ne skuadër.
Patrik Kutrone, është cilësuar si vrasësi i të mëdhajave. Ai është vetëm 20- vjeç dhe ka luajtur 49 ndeshje ku ka shënuar 19 gola, finalizime këto që i kanë vlejtur shumë Milanit. Sulmuesi italian është mësuar të ndëshkojë ekipet me emër, ndërsa vetëm kundër Romës ka finalizuar dy herë në tre ndeshjet e fundit./Shqipëria.ch/