You are here
Home > Kryefaqja > Historia e Markut që kërkon “luftë” me McGregor: Jam më i tmerrshëm, jam ndeshur edhe me disa rusë

Historia e Markut që kërkon “luftë” me McGregor: Jam më i tmerrshëm, jam ndeshur edhe me disa rusë

Florian Marku është padyshim kick-boxieri shqiptar nga i cili pritet më shumë në vitet në vazhdim, duke u nisur nga karriera e këtij sportisti deri në këto momente, e duke parë fitoret në duelet e kryera.

Përpara disa kohësh i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Marku është shprehur se e ndiente veten gati për t’u përballur edhe me kampionin e UFC, Conor McGregor. Kur i rikthehet viteve të kaluara të jetës së tij, ai nuk mund të harrojë lehtësisht episodin e një sherri me disa rusë, teksa për të mbrojtur shokun e tij plagosi njërin prej tyre.

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.

Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin.

Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha.  Unë jam më i tmërrshëm se McGregor”, ka thënë Marku. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top