You are here
Home > Futboll Bota > Jo keq si “hajmali”! Liverpuli me Shaqirin është me hap kampioni

Jo keq si “hajmali”! Liverpuli me Shaqirin është me hap kampioni

Megjithëse jemi vetëm në javët e para të nisjes së kampionatit anglez, Liverpuli duket të jetë me hap kampioni. Rezultatet e arritura deri më tani nga ana e futbollistëve të drejtuar nga ana e Klop, flasin në mënyrë të qartë se pretendët kryesorë për fitimin e “Premier League”, duhet të llogarisin edhe Liverpulin në faturën e tyre.

Një nga transferimet më të bujshme te ekipi anglez, ishte edhe marrja e Xherdan Shaqirit. Por ky i fundit ende nuk numëron shumë minuta me Liverpulin, teksa deri tani ka luajtur 30 minuta në 4 ndeshje.

Megjithatë nëse vazhdon në këto hapa, atëherë Mançester Siti duhet t’ia lërë stafetën e titullit Liverpulit, që është në të njëjtën formë ashtu si edhe ekipi i Guardiolës në sezonin e shkuar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top