Është lënë pas një javë jo pak e lehtë për të kuqtë e Gegës. Partizani sigurioi tre pikë me vështirërsi në “derbin” më Kamzën ndërsa në horizont shfaqt këtë javë Kastrioti. Krutanët e sapo ngjitur në superligë kërkojnë aventurën e re me gjithë forcën e mundshme.
Nga ana tjetër Partizani vijon me të njejtin synim për të njëzetepestin vit rradhazi. Skënder Gega luan me të gjithë titullarët, pa mungesa në ekip, duke kërkuar fitoren e dytë në javën e tretë të kampionatit. Në këtë takim që pritet të fillojë në orën 19.45, të kuqtë do të luajnë ndeshjen e parë, nga katër të tilla, pa tifozë. Nga kampi i kryeqytetasve atmosfera duket e qetë, ndërsa viktimë e tërbimit të demave pritet të jenë krutanët./Shqipëria.ch/