Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit dhe Skocisë në takimet e shtatorit, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Një listë me shumë risi ajo e publikuar nga ana e Panuçit, teksa ka grumbulluar për herë të parë edhe Enea Mihaj, që është quajtur edhe si “tradhëtar”.
Kjo për të vetmen arsye, pasi Mihaj kishte zgjedhur të braktiste Shqipërinë për Greqinë, por gjithçka ka ndryshuar brenda pak kohësh. Në këtë listë ka vend edhe për rikthimin e gardës së vjetër, pasi Basha, Memushaj, Hyka dhe Agolli janë grumbulluar për këto takime.
“Si fillim I përcjellim urimet më të mira Roshit dhe Sadikut që janë të dëmtuar dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë. Natyrisht kemi të bëjmë edhe me 6 lojtarë të tjerë që nuk ishin të grumublluar herën e fundit dhe tani do të jenë gati. Kemi edhe dy të rinjë të grumbulluar Mihaj dhe Bunjaku, pa harruar edhe Besmir Demiri.
Natyrisht që më këto ndeshje nis edhe historia jonë drejt europianit, për të arritur objektivin e kërkuar. Kemi rikuperuar shumë lojtarë që kanë qenë të rëndëishëm. Është presioni i kualifikimit, por po kaq e rëndësishmë është rikthimi i disa lojtarëve në Kombëtare.
Unë gjithmonë kam thënë në lidhje me Agollin, që duhet të gjejmë një zëvendësues për të, por jo gjatë ndeshjeve kualifikuese. Nuk kam thënë në asnjë moment, se Agolli nuk na shërben më. Aliji, Lenjani dhe Memolla nuk luajnë me ekipet e tyre, ndërsa Demiri dhe Bunjaku janë futbollistë të rinjë.
Agolli e do Kombëtaren dhe unë e kam grumbulluar për shkak të përvojës. Sa i përket Memushaj, duhet ta dinit që kishte 4 muaj që ishte I dëmtuar. Sa i përket rastit të Migjen Bashës, ishte klubi i tij ai që vendosi që mesfushori të vinte të Shqipëria, pasi Bari luante në Play-Off. E njëjta histori vlen edhe për Alijin.
Roshi dhe Sadiku na mungojnë dhe kështu mund ta quajmq veten të pafat. Ne do të jemi një skuadër e mirë nëse do të jemi të plotë përsa i përket kontigjentit pa patur skualifikime. Mavraj ka kohë që nuk luan, Hyka ka ardhur sërisht, Unë jam përpjekur të marrë një skuadër me eksperte dhe që ka dinjitet. Nëse do të jemi të plotë, atëherë do të bëjmë shumë gjëra të mira.
Shabani nuk ka marrë asnjë vendim se më kë do të luajë dhe un si tranjer do të jem korrekt. Nuk mund të them asgjë më shumë. Pa ndikuar tek vendimi i tij personal apo i familjes së tij. Nuk kam pasur asnjë kontakt, pasi çdo gjë është në dorën e tij dhe nuk dua të ndikoj në zgjedhje.
Janë mbi 250 lojtarë që interesohen të luajnë me Kombëtaren, por për ne që i vezhgojmë, na vjen keq kur ata nuk marrin mundimin as të kthejnë pergjigje. Jemi duke folur për ekipin e parë të Shqipërisë dhe kjo nuk mund të lërë një shije të mirë.
Ylber Ramadani është lojtar që do të jetë pjesë e këtij grupi, po për momentin kam menduar të marrë lojtar me më shumë pervojë. Në vendin e Ramadanit kam menduar lojtarë si Basha dhe Lila”, ka thënë Panucci. /Shqipëria.ch/