Talenti i Bajernit, Meritan Shabani ka zgjedhur që të jetë pjesë e kombëtares shqiptare. Këtë gjë ka lënë të kuptohet trajneri i Shpresave, Albani Bushi, i cili ka thënë se futbollisti 19-vjeçar do të jetë pjesë e grupit të lojtarëvë që drejtohen nga Panuçi.
Për shërbimet e Shabanit ishte në garë edhe Kosova me Gjermaninë, por gjithçka është bërë më e qartë në ditën e sotme. Futbollisti ka dalë nga akademia e gjigandëve bavarezë, ndërsa ka arritur të shënojë edhe me ekipin e parë në miqësoren ndaj Mançester Sitit. /Shqipëria.ch/