Ismet Sinani ishte padyshim një nga emrat më të përfolur përpara disa kohësh, teksa pavarësisht interesimit të lartë që Shqipëria pati për afrimin e tij, kjo gjë nuk u bë e mundur.
Deklarata e Bogdanit, ku shprehej se futbollisti i Milanit nuk mund të konsiderohej si talent, shkaktoi shumë polemika dhe diskutime. Sigurisht, ky mund të konsiderohej si një bast i guximshëm ku të gjithë ishin duke pritur me vëmendje sesi do të shkonte karriera e Sinanit.
Sinjali i parë ka ardhur, teksa ekipi i kuqezinjve ka vendosur të huazojë sulmuesin shqiptar drejt Juve Stabias. Ky transferim ka ardhur për shkak të mungesës së hapësirë që Sinani ka pasur tek Milani, ndërsa vetë futbollisti ka postuar në “Instagram” një foto me legjendën Maldini, duke i falënderuar italianët për mundësinë e dhënë deri në këtë kohë. /Shqipëria.ch/