Vendimi që De Biazi morri pak përpara nisjes së Europianit në Francë, duke lënë jashtë Rashicën, Rrahmanin, Shalën dhe Gjimshitin, shkaktoi një debat të madh në Shqipëri.
Tre futbollistët e parë nuk hezituan me zgjedhjen e tyre, duke u larguar nga Shqipëria. Të kthyer përpara kohe nga udhëtimi i tyre me mllefin ndaj vendimit të teknikut italian, Rashica, Rrahmani dhe Shala vendosën të mos përfaqësonin më ngjyrat kuq e zi.
E kur kjo zgjedhje erdhi nga lojtarë që nuk kishin luajtur një minutë të vetme në ato eliminatore, largimi i Gjimshitit duket çështje kohe. Mbrojtësi shqiptar ishte një nga futbollistët kryesorë që e dërgoi Kombëtaren në atë arritje historike, ku nuk mund të lihet pa përmendur edhe ndalesa që i bëri yllit portugez, Ronaldo.
Por Berat Gjimshiti zgjodhi të ishte modeli perfekt, duke vazhduar të përfaqësojë Shqipërinë, megjithëse nuk e morri nga kjo e fundit vlerësimin maksimal që i takonte, fundja hakun e dhënë.
Madje edhe në epokën e re të Panuçit, Gjimshiti nuk është emri i preferuar. Por i ulur në stol, pa shkaktuar asnjë polemikë të vetme, për të mos folur për përçarje, ai pret momentin kur Shqipëria ka nevojë për të.
Ndoshta në historinë tonë kemi pasur mbrojtës më të mirë se Gjimshiti në kualitete, por modele të tilla, na vijnë rrallëherë… /Shqipëria.ch/