Ndonjëherë e kërkojmë modelin më kot nga Gjermania, Italia, Spanja, Franca apo diku tjetër gjetkë në Europë. Kjo është Shkëndija e cila shërben si një model i pastër për gjithë shqiptarët, të çfarëdo trevave qofshin ata.
Disa sezone me parë ky klub ishte në prag të falimentimit. Do të ishin tifozët e kësaj skuadre, të cilët braktisën problemet dhe hallet e tyre të përditshme, që edhe në Maqedoni nuk janë të pakta, për të shpëtuar skuadrën. Vetë tifozët do të dilnin në rrugë duke kërkuar mbështetje e biznesmenëve dhe njerëzëve me pozitë, që klubi i tyre të mos falimentonte.
Pjesa e mbetur e historisë dihet tashmë, Shkëndija jo vetëm që nuk falimenton, por arrin të kthehet edhe në vëmendjen kryesore të mediave europiane, teksa përballet me Milanin në një ndeshje europe, merr revanshin në kampionat ndaj Vardarit dhe kërkuan çmendurinë për të arritur në grupet e “Champions League”. Atëherë, çfarë duhet më shumë për t’u kthyer në model?… /Shqipëria.ch/