You are here
Home > Kombëtarja > Roshi: Katastrofë humbja ndaj Kosovës, i mërzitur me vendimin e Panuçit

Roshi: Katastrofë humbja ndaj Kosovës, i mërzitur me vendimin e Panuçit

Shqipëria është mundur në takimin vëllazëror me rezultatin 0-3 nga Kosova.

Në një intervistë për “Supersport”, mesfushori i Kombëtares i cili u zvëndësua pa u mbyllur ende pjesa e parë, Odise Roshi është shprehur i mërzitur me vendimin e Panuçit, ndërsa e ka quajtur humbjen e sotme i kastastrofike.

“Kemi dy ndeshje jo të mira, ajo me Norvegjinë që u mudnëm 0-1 dhe me Kosovën është katastrofike 3-0. Kosova ka bërë një lojë shumë të mirë edhe e ka merituar fitoren.

Fryma e grupti nuk është keq, ambienti është shumë i mirë. Nuk dua të dal që ishte fund kampionati, se Kosova ka të njëjtën gjë. Kur humbim, humbim të gjithë, kur fitojmë, atëherë fitojmë të gjithë.

Edhe unë u habita në minutën e 42, e dyta herë që zëvendësohem. Jam shumë i mërzitur. Kosova luajti më mirë se ne. Jemi paraqitur ne shumë dobët dhe ata kanë ekip shumë të mirë.

Trajneri do që të jetë më mirë se Shqipëria e kaluar, ndonëjherë merr për keq. Duhet të japim forca për të ardhmen. Gjithmonë njerëzit kanë besuar te ne, ia kemi dalë, për momentin jemi në moment pak të keq”, ka thënë Roshi. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top