Siç e kërkon tradita në ekipin Kombëtar, çdo lojtar i ri duhet të ngrihet para të gjithë ekipit për të kënduar një këngë.
Kësaj here, traditës nuk i ka shpëtuar as ish-futbollisti i Romës, Marko Kaseti, i cili kohët e fundit mori rolin e zv.trajnerit të Shqipërisë.
Në videon e hedhur nga sulmuesi Rey Manaj, Kaseti shfaqet duke kënduar një këngë italiane. Nuk munguan as duartrokitjet e lojtarëve.
/Panoramasport