Transferimi i Kristal Abazajt te Anderleht është padyshim një nga lëvizjet më të bujshme që është bërë nga kampionati shqiptar në këto vite. Por shumëkush ka vënë në dyshim nëse Abazaj do të mund të gjejë menjëherë hapësira në klubin gjigant belg, ku rivaliteti është më i fortë.
Megjithatë, duket se trajneri Hein Vanhazebruk i ka idetë e qarta mbi atë që do të bëjë Abazaj në fushën e lojës në radhët e klubit belg. Sipas tij, lojtari nuk do të luajë vetëm në krahun e preferuar, në të djathtën, por mund të provohet edhe majtas, për të parë se ku ka rendiment më të madh.
“Me Abazaj dhe Axhiç ne tani kemi dy djem të rinj të cilët mund të luajnë si në krahun e majtë, ashtu edhe në të djathtin”, u shpreh ai për mediat belge, duke sqaruar se lojtarët do të aktivizoheshin rregullisht duke u alternuar, për të qenë të paparashikueshëm përballë kundërshtarëve. Kjo i kishte munguar Anderlehtit në këtë sezon dhe u bë arsyeja kryesore se pse belgët u vunë në kërkim të emrave të rinj për skuadrën e tyre. /vipsport.al/