Sulmuesi i ri i Shkëndijës është ftuar për tu bashkuar me shpresat kuqezi për dy miqësoret me Bjellorusinë më 5 dhe 8 qershor në Elbasan.
Shefit Shefiti grumbullohet nga Shqipëria U21 për dy ndeshjet e rradhës kontrolluese. Në adresë të Shkëndijës ka arritur ftesë zyrtare në të cilën thuhet se seleksionuesi i shpresave kuqezi, Alban Bushi llogarit në shërbimet e sulmuesit të ri të Shkëndijës për miqësoret e qershorit. Shqipëria U21 përballet me shpresat e Bjellorusisë më 5 dhe 8 qershor, ndërsa të dyja takimet luhen në “Elbasan Arena”. Kjo ftesë përveç për futbollistin është mirënjohje edhe për Shkëndijën që krahas ekipit të parë vëmendje të madhe i kushton edhe shkollës me kategoritë e reja.
/kfshkendija