Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur edhe ajo sot grumbullimin për ndeshjet miqësore që ka planifikuar në këtë periudhë, fillimisht kundër Shqipërisë e më pas ndaj Bregut të Fildishtë. Përfaqësuesja është grumbulluar dhe stërvitet gjithashtu në Zyrih, jo larg vendit ku gjenden edhe kuqezinjtë e drejtuar nga Panuçi, me të cilët do të ndeshen më datë 29 në këtë qytet.
Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishme vetëm 17 futbollistë pasi emra si Zeneli, Muriqi, Shala, Rashani, Halimi, Zhegrova e Përdedaj mungonin si pasojë e aktiviteteve që kishin me skuadrat e tyre dhe trajneri planifikohet të ketë të plotë grupin vetëm të hënën.
Sipas “SuperSport”, trajneri u ka bërë të qartë që në fillim lojtarëve se cilat janë kërkesat e tij. “E di që do të jetë një ndeshje speciale për të gjithë lojtarët kundër Shqipërisë. Por mua më intereson fitorja se dua të përgatis ekipin për pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve”, kanë qenë fjalët e Bernard Shaland. /vipsport.al/