You are here
Home > Futboll Bota > Salihi arrin objektivin minimal, një ndeshje larg ëndrrës

Salihi arrin objektivin minimal, një ndeshje larg ëndrrës

Hamdi Salihi dhe Bundesliga, një ëndërr ende gjallë. Sulmuesi shkodran ia ka dalë mbanë të udhëheqë Viner Nojshtatin drejt fazës play-off, sepse sot ka përfunduar kampionati dhe ekipi vjenez e ka mbyllur në vendin e tretë.

Kjo do të thotë që Nojshtati, që barazoi sot 1-1 në fushën e Liferingut, do të përballet me Sant Poltenin, skuadra që mbyll Bundesligën, për të përcaktuar skuadrën e 12-të të Bundesligës për sezonin e ardhshëm.

Nojshtati e ka mbyllur kampionatin me 62 pikë në 36 ndeshje dhe me 53 gola të shënuar, 22 nga të cilët i ka shënuar Salihi. Shënuesi më i mirë i Bundesligës, së bashku me Çabi të Riedit, Salihi ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm, edhe për faktin se ka shënuar 11 herë golin e parë të ndeshjes për skuadrën e vet, një rekord sezonal, së bashku me Jurdik të Vatensit.

/Sportekspres

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top