
U zhvillua në “Elbasan Arena” vëllazërorja e parë për 19-vjeçarët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Djemtë e trajnerit Erjon Bogdani arritën të triumfonin me rezultatin 2-1 falë dopietës së Pashës në minutën e 21-të dhe 81. Për Kosovën realizoi numri 10 Limani me 11-metërsh.
Kjo ishte miqësorja e parë midis këtyre dy përfaqësueseve pasi në datën 26 mars, në “Loro Boriçi” është përcaktuar të luhet dueli i dytë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku të dy trajnerët do të provojnë të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Shqipëri U19 – Kosovë U19 2-1
Pasha 21′, 81′ / Limani 41′ (p)
GOLI I DYTË I SHQIPËRISË:
GOLI I KOSOVËS:
GOLI I SHQIPËRISË: