Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur pak minuta më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për tri ndeshjet miqësore që do të zhvillohen nga datat 28 maj deri më 8 qershor, me Bosnjë Hercegovinën dhe dy herë me Bjellorusinë.
Në listën e tij ka pasur disa emra të rinj, mes tyre edhe nga Superiorja, siç është Valon Ethemi i Kukësit, por edhe Dramolli i Bylisit.
Trajneri Bushi ka grumbulluar Kejdi Baren, i cili mungonte në listën e Kombëtares së Panuçit, ndryshe nga sa ndodhi në miqësoren me Norvegjinë.
Nga Belgjika vijnë Lindon Selahi i Standardit të Liezhit dhe Sebastjan Spahiu i Muskronit. / Vipsport.al