Naser Aliji do të ishte në listën e Kombëtares për këto dy miqësore. “Panorama Sport” ka mësuar prapaskenën me mbrojtësin e Entelës së Serisë B italiane.
Trajneri ka biseduar me mbrojtësin e majtë, duke qenë se skuadra italiane luan ndeshjen “play-off” për të siguruar qëndrimin në kategorinë e dytë italiane të futbollit.
Kristian Panuçi dhe futbollisti kanë vendosur së bashku që lojtari të mos e braktisë skuadrën, duke qenë se është pjesë e rëndësishme e formacionit titullar të Entelës dhe meqë Kombëtarja do të luajë dy ndeshje miqësore. Në të njëjtën situatë është edhe Migjen Basha me Barin apo Azdren Naser Aliji Llullaku me Entelën, por për dy mesfushorët, trajneri nuk ka biseduar në lidhje me këtë grumbullim.
/Panoramasport