Nuk ishte në ditën e tij më të mirë, kjo ishte e qartë, por siç ka zbuluar edhe vëllai i tij, Tomas Strakosha ka luajtur me injeksion për shkak të probleme fizike. Për paraqitjen që ai bëri dje ka pasur vlerësime të ndryshme nga shtypi italian, deri diku edhe kontradiktore.
Në fakt, vlerësimi i përgjithshëm ka qenë nën mesatare, me notën 5.5. Portieri kuqezi fajësohet për golin e dytë të Interit, sepse nuk bëri si duhet një rivënie të topit, siç argumenton “Eurosport”. Vlerësimin më të ulët për Strakoshën e ka dhënë “Il Messaggero”, që i ka vënë notën 4, kurse më bujare për portierin e Lacios është treguar “Gazzetta dello sport”. /Vipsport.al
Ja disa nga vlerësimet për portierin kuqezi:
Eurosport
Thomas STRAKOSHA 5,5 – Tre gola të pësuar dhe te rasti i golit të dytë ka një pjesë të fajit, sepse bën një rivënie të gabuar. Një ndeshje jo e mirë.
Corriere dello Sport
Strakosha 5,5
Gazzetta dello sport
Strakosha 6
Republica
Strakosha 5
Il Messaggero
Strakosha 4