Një nga risitë më të mëdha në listën e Panuçit gjatë ditës së sotme, ishte emri i mbrojtësit të majtë, Egzon Binaku.
Futbollisti që aktivizohet me ekipin e Malmos, shihet si pasardhësi i kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli. Për të provuar aftësitë e tij, trajneri italian e ka ftuar për miqësoret e radhës që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndaj Kosovën dhe Ukrainës.
Mbrojtësi 22-vjeçar shihet si një lojtar me potencial, teksa në 11 ndeshjet e zhvilluar nga Malmo në këtë sezon, ai ka qenë në fushën e lojës në 10 prej këtyre ndeshjeve. Binaku aktualisht ka dy nënshtetësi, atë suedeze dhe shqiptare, ndërsa ka luajtur dy takime edhe për U-21 e Suedisë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/