You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Krijon iluzionin e fitores për pak sekonda, vazhdon rekordi unik i Starovës në Kosovë

Krijon iluzionin e fitores për pak sekonda, vazhdon rekordi unik i Starovës në Kosovë

Në “Vala Superliga” janë zhvilluar takimet e mbetura të javës së 32-të, ku ajo që bie në sy lehtësisht është barazimi i Feronikelit ndaj Vëllaznimit me rezultatin 1-1.

Pas këtij barazimi, Feronikeli i Starovës është për rekord në kampionatin kosovar, pasi në 8 takimet e fundit, ka marrë 7 barazime dhe 1 humbje. Trajneri shqiptar ende nuk e ka marrë fitoren e parë me ekipin e tij që kur ka mbërritur në Kosovë.

Megjithatë ky rezultat mund të konsiderohet i mirë për Feronikelin, pasi luante ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën dhe një humbje në këtë takim, do e fuste skuadrën e Starovës në zonën e ftohtë. Nga ana tjetër Gjilani ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Drenicës. /Klaudio Ndreca- vipspport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top