Gjatë ditës së sotme është zhvilluar java e 41-të e kampionatit në Serinë B. Entela e Alijit dhe Llullakut ka marrë një tjetër humbje në shtëpi ndaj Frosinones, me rezultatin 0-1, por pavarësisht rezultatit, ky ekip ka akoma shpresë për të mbijetuar.
Ndeshja e radhës dhe e fundit në këtë kampionat për Entelën, do të jetë përballë Novarës, për të diskutuar skuadrën që do të shkojë në Serinë C, ndërsa diferenca mes këtyre ekipeve është vetëm 3 pikë.
Nga ana tjetër Empoli i Veselit nuk është ndalur as në këtë javë, pasi ka fituar në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Breshias së Ndojit. Empoli e ka siguruar kalimin drejt elitës së futbollit italian, pasi ndodhet në vendin e parë i shkëputur prej kohësh nga ndjekësit më të afërt. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/