You are here
Home > Kombëtarja > Curri jep leksion për të rinjtë dhe komenton Kombëtaren: E zgjidhja edhe tani, kemi luftuar për një flamur

Curri jep leksion për të rinjtë dhe komenton Kombëtaren: E zgjidhja edhe tani, kemi luftuar për një flamur

Dikur pjesë e Kombëtares dhe e kampionatit shqiptar, ndërsa tashmë i gjendur te Prishtina, Debatik Curri analizon periudhën e karrierës së tij që lidhet ngushtësisht me Shqipërinë.

Ai është shprehur se edhe nëse do të rikthehej sërish, do të zgjidhte të luante për fanelën e kombëtares shqiptare, ndërsa pengu i tij është mungesa në europianin e Francës, për shkak të dëmtimit.

“Infrastruktura në Shqipëri është më e mirë se ajo në Kosovë, por edhe si produkt i krijuar, Superiorja është shumë më mirë se kampionati kosovar. Nëse do të rikthehesha mbrapa do të zgjidha sërish Shqipërinë për të përfaqësuar si Kombëtare. Mund të jap edhe këshilla, por futbollistët e rinj duhet të vendosin vetë për të ardhmen së bashku me familjen e tyre.

Ne kemi qenë një Kombëtare, duke luftuar për një komb dhe një flamur. Por tashmë është edhe Kosova që është krijuar, ku futbollistët e tjerë në Europë mund ta shohin si një mundësi të mirë. Si ëndërr në fëmijëri kam pasur Prishtinën dhe tashmë jam duke përfunduar karrierën këtu.

Pengu im është mungesa në Francë, për shkak të një dëmtimi që unë pësova.  Kisha kontribuar në pjesën më të madhe të eleminatoreve, gjithsesi jam i lumtur për paraqitjen që Shqipëria bëri në Francë”, ka thënë Debatik Curri për “RTSH Sport”. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top