Luftëtari arriti të barazonte në shtëpi përballë Partizanit me rezultatin 2-2, ku goli i parë për gjirokastritët u shënua nga sulmuesi Kristal Abazaj. Megjithëse luan ende në Kategorinë Superiore, mendja e Abazajt duket se është në kampionatin belg, aty ku luan Anderlehti, skuadra e tij e ardhshme.
Gjatë ditës së sotme, Abazaj ka shkuar në Belgjikë për të ndjekur nga afër ndeshjen që Anderlehti ka humbur në shtëpi përballë Standard Liezhit me rezultatin 1-3.
Me siguri, kjo nuk ka qenë ndeshja të cilën Abazaj ka preferuar të ndjekë nga stadiumi, pasi skuadra e tij ka humbur mundësinë për të marrë kryesimin dhe njëkohësisht është larguar nga zona e “Champions Leagues”, duke zbritur në vendin e tretë. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/