You are here
Home > Legjionarët > E papritur nga Italia! Elseid Hysaj te PSG, është gjetur akordi (FOTO)

E papritur nga Italia! Elseid Hysaj te PSG, është gjetur akordi (FOTO)

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku një gazetar i njohur italian, ka zbuluar se Elseid Hysajn e pret një nga klubet më të njohura për momentin në Europë. Gazetari Livio Varriale, ka zbuluar se Napoli ka gjetur akordin për të kaluar futbollistin në radhët e PSG-së.

“Hysaj është shitur te PSG”, janë fjalët e Varriales në “Tëitter”, që kanë bërë bujë përtej Adriatikut, pasi ky ishte një emër i papritur për të gjithë. Vetë Varriale ka shtuar më pas se këtë lajm e ka marrë nga një burim në Angli, por pa specifikuar detaje të tjera.

Në fakt, Hysaj monitorohej prej kohësh nga klubet angleze dhe spanjolle, por emri i PSG kishte dalë rrallëherë në skenë. Kjo ka qenë arsyeja pse është cilësuar si një e papritur e madhe, ndonëse mes dy klubeve ka një mirëkuptim sa i përket merkatos, duke llogaritur se drejt francezëve janë bërë disa transferime në këto vite, mes të cilëve Laveci e Kavani. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top