Para ndeshjes së mbrëmshme El Classico, flitej shumë nëse Reali do të nderonte ekipin kampion të Barcelonës në La Liga, me korridorin e nderit, në momentin e hyrjes së skuadrave në fushë, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Megjithatë, katalanasit kanë gjetur një mënyrë origjinale, teksa në përfundim të ndeshjes, ishin drejtuesit ata që u rreshtuan në formën e një korridori, dhe nderuan me duartrokitje lojtarët e tyre për fitimin e titullit kampion.
Barcelona dhe Reali barazuan mbrëmë me shifrat 2-2 në Camp Nou. /albeu.com/