You are here
Home > Kombëtarja > Bujar Lika krah Zidanes, një sulmues mesazh Panuccit

Bujar Lika krah Zidanes, një sulmues mesazh Panuccit

Në Zvicër kampionati është drejt fundit, ndërkohë që në fundjavë u zhvilluan edhe takimet e radhës. Sikurse ndodh zakonisht në fillim të javës, prestigjiozja “Blick” ka publikuar formacionet më të mira dhe më të dobëta.

Shqiptarët nuk mungojnë, teksa ai që ka shkëlqyet këtë javë ka qenë sulmuesi Shkëlqim Demahasaj, i cili ka shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 që Luzern ka regjistruar kundër skuadrës së Lugano-s.

Sulmues,  i cili ka luajtur me Zvicrën U21, është një kandidat për Shqipërinë dhe deri më tani ka shënuar 6 gola. Demhasaj po aktivizohet për herë të parë në elitën e futbollit zviceran.

Ai luan në të njëjtin ekipin me Hekuran Kryeziun dhe Idriz Vocën, të cilët ishin titullarë të shtunën. Te skuadra mike nuk dha kontributin asnjë shqiptar, edhe pse në stol ishin Krasniqi dhe Abedini.

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj duke festuar golin

Tek më të dobëtit një vend në formacion sipas “Blick” e meriton mbrojtësi Bujar Lika, i cili është pjesë e skuadrës së Grasshopper. Skuadra e tij u mund nga Thun 2-1 në transfertë. Rezervë ishte Gjelbrim Taipi. Mesfushori u aktivizua në minutën e 75-t.

Ndryshe nga Lika, që luajti gjatë gjithë takimit, mesfushori Nedim Bajram qëndroi në fushë deri në të 84’. Në formacionin e më të dobëtëve bie në sy edhe emri i Enzo Zidane, djalit të Zinedine Zidane, që luan me Lausanne Sport, ekip ky që renditet në vendin e fundit.

Gol këtë javë nga shqiptarët realizoi edhe sulmuesi Albian Ajeti, që nuk ishte titullar në takimin që Basel-i zhvilloi kundër St. Gallen në transfertë.

Ai u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fundit kundër ish-ekipit të tij. Basel triumfoi me rezultatin 2-4. Ermir Lenjani me Sion-in e tij u mund nga kampionët e Young Boys me rezultatin minimal 0-1. Mbrojtësi i majtë luajti për 89’. Pajtim Kasami e luajti të plotë takimin e së shtunës. /EDS/

FORMACIONI MË I MIRË:
Marco Wölfli, Tranquillo Barnetta, Elton Monteiro, André Neitzke, Dennis Hediger, Antonio Marchesano, Mohamed Elyounoussi, Samuele Campo, Luca Zuffi, SHKELQIM DEMHASAJ, Nicolas Hunziker

FORMACIONI MË I DOBËT:
Dejan Stojanovic, BUJAR LIKA, Fulvio Sulmoni, Jean-Pierre Rhyner, Pa Modou, Roberto Rodriguez, Jan Bamert, Enzo Zidane, Balint Vecsei, Adryan, Marc Janko

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top