Jo vetëm Çelsi. Janë 3 skuadra të tjera në kampionatin anglez që kanë lëvizur konkretisht për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Lajmin e bën të ditur agjenti i lojtarit Mario Xhufredi, i cili thotë se ka shumë skuadra të interesuara për lojtarin e tij. “Çelsi? Nuk është skuadra e vetme që kërkon Hysajn.
Në Premier Ligë janë 3 skuadra të tjera që kanë shfaqur interes për Elseidin dhe kanë lëvizur konkretisht”, ka thënë Xhufredi. Arsenali, por edhe Mançester Junajtid janë dy ekipet e tjera, emrat e të cilëve janë publikuar në mediat italiane dhe ato angleze. Hysaj ka qenë i ndjekur këtë sezon edhe nga Bajerni, drejtuesit e të cilëve dërguan vëzhgues për ndeshjen Juventus-Napoli.
Hysaj ka një klauzolë 50 milionë euro dhe cilado skuadër që e paguan atë mund të përfitojë shërbimet e tij. Në fakt Napoli po bën gjithç- ka që t’ia rinovojë kontratën dhe ai në këtë skuadër gjendet shumë mirë, por e ardhmja e tij është e lidhur edhe me atë të trajnerit Sarri. Madje, ai qëndroi në Napoli vetëm për të fituar titullin kampion këtë sezon, objektiv që duket i vështirë.
/Panoramaspoy