Migjen Basha është kthyer në një nga pikat kyçe të Barit në këtë sezon dhe po udhëheq skuadrën e tij drejt zonës play-off për ngjitjen në Serinë A. Skuadra shpeshherë ka arritur rezultate të rëndësishme ndaj rivalëve kryesorë, por diferencën në fushën e lojës e ka bërë në ndeshjet ku Basha ka qenë i pranishëm.
Ndaj shumë lojtarë e cilësojnë atë si “fatsjellësin” për ekipin, por vetë mesfushori nuk i sheh gjërat ashtu. “Nuk mendoj se jam i tillë. E vetmja gjë mund të bëj është të hyj në fushë dhe të bëj më të mirën. Më mirë nëse gjithçka shoqërohet nga një fitore. Skuadra jonë është e çuditshme, mund të apo të humbë ndaj kujtdo e gjithsesi asgjë nuk ka mbaruar. Mes ngjitjes në A dhe zonës së rënies nga kategoria, gjithçka mbetet e hapur për ne”, theksoi sot mesfushori në një konferencë për shtyp.
“Nëse të shtunën ndaj Peruxhias arrijmë një fitore, shpresat tona për ngjitjen direkte mbeten ende. Ndodh që kemi humbur pikë rrugës deri tani, por ju kujtoj që në 15 ndeshjet e fundit, ne kemi humbur vetëm 1. Edhe nëse loja nuk është e bukur, kujt i bëhet vonë për sa kohë që vijnë rezultatet “, deklaroi ai. /vipsport.al/