Futbollisti shkupjan, Enis Bardhi, po zhvillon sezonin e tij të parë në La Liga me fanellën e Levantes, ndërsa i njëjti mund të vlerësohet si më shumë se i suksesshëm, pasi që shënoi 6 gola dhe një asist, duke ngritur çmimin e tij në tregun e futbollistëve, njofton “infOSport.mk”.
Aktualisht sipas “trasnfermarkt”, Enis Bardhi ka shënuar ngritje të çmimit nga 1.5 mln euro në 5 milion euro, ndërsa paraqitjeve të tij të mira i është gëzuar edhe ish klubi i tij, Ujpeshti, që ka përfituar 250 mijë euro, për vetë faktin se Levante siguroi mbijetesën, ndërsa në marrëveshjen mes dy klubeve ekzistonte klauzolë, sipas së cilës skuadra nga Valencia do të duhet ti paguajë shumën e lartëpërmendur skuadrës hungareze, madje edhe sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse edhe sezonin 2018/2019 Levante siguron mbijetesën.
Bardhi me Levanten në sezonin e tij debutues në La Liga ka zhvilluar 23 ndeshje, ndërsa figuron si golashënuesi i dytë i skuadrës, pas Hoze Morales, i cili në 32 ndeshje ka regjistruar 8 gola.
/Infosport