You are here
Home > Futboll Bota > 5 orët vendimtare në merkato, Meritan Shabani lë Bajernin për të shkuar në “Premier League”?

5 orët vendimtare në merkato, Meritan Shabani lë Bajernin për të shkuar në “Premier League”?

Vetëm pak orë kanë mbetur nga mbyllja e merkatos verore në Angli, atje ku skuadrat janë duke bërë të gjitha lëvizjet e mundshme për të pritur sezonin e ardhshëm. Ekipi i Wolvesit është duke lëvizur të gjitha gurët për të marrë shërbimet e Meritan Shabani.

Ky është njoftimi i fundit që na vjen nga mediat gjermane. Mesfushori shqiptar mund të jetë pjesë e “Premier League”, ndërsa merkato mbyllet në orën 19:00. Sinjalet ishin dhënë qartazi që në përgatitoret që zhvilloi Bajerni i Kovac.

Më herët Shabani e gjente gjithmonë vendin te skuadra e parë, kur bëhej fjalë për turneun veror. Por këtë herë nuk ka qënë i pranishëm në asnjë takim apo stërvitje me ekipin, si për të treguar se për momentin nuk ka asnjë vend te gjigandët gjerman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top