
Armando Broja, ky është futbollisti që mban kryefjalën e kësaj kohe. Në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në këtë javë, sulmuesi i Chelseat ka realizuar 5 gola dhe dhënë 1 asist. Në dy takimet e fituara me Kosovën, kur luajti me Shqipërinë U-19, Broja do të realizonte 3 gola dhe dhuronte 1 asist.
Në kushte emergjence dhe të disa mungesave, trajneri Alban Bushi i dërgoi ftesën për ta marrë te U-21 në takimin miqësor ndaj Uellsit. Në pjesën e dytë u aktivizua, ndërsa në minutën e 48 dhe të 58, do të gjente dopietën.
Më shumë se kaq? Sigurisht që nuk kishte! Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në Kuvendin e Shqipërisë, Manjola Azizaj, tregon edhe krenarinë e madhe që Broja ka për prejardhjen publikisht: “Armando, zemër nga je ti?, i thashë me të qeshur. Prej Malësisë së Madhe, prej Kamice”, ishte përgjigja e lojtarit që nuk e ka çuar ndërmend të luajë me dy porta me Shqipërinë, pavarësisht kualitetit të jashtëzakonshëm që zotëron. /Shqiperia.ch/