
Në Angli do të mbyllet nesër në orën 18:00 merkato për transferimet e lojtarëve. Nisur nga ky fakt, të gjitha skuadrat janë duke luftuar për të mbyllur edhe lëvizjet e fundit brenda kohës.
Mediat zvicerane e kanë quajtur të mbyllur arritjen e marrëveshjes për Albian Ajeti. Vëllai i mbrojtësi të Kombëtares, Arlindit, do të largohet nga Bazeli për shifrën që megjithë bonuset arrin në 13 milionë euro.
Padyshim që kjo mund të quhet një sfidë e madhe për këtë sulmues, pasi futbolli anglez të konsumon shumë në anën fizike. Sa i përket West Ham, kjo skuadër luan në “Premier League” dhe si objektiv ka që të arrijë në zonën e Europës. /Shqiperia.ch/