Në jetë(futboll) gjithmonë duhet t’i shfrytëzosh të gjitha mundësitë që të krijohen, pasi në një tjetër moment, ndoshta mund të jetë shumë vonë. Sa shumë që po e vuan talenti Ousmane Dembele një rast të tillë, ndërsa po etiketohet nga të gjithë tifozët e Barcelonës, si fajtori kryesor për eliminimin e kësaj skuadre nga “Champions League”.
Megjithëse atë humbje të turpshme me rezultatin 4-0 në “Anfield Road” e ka ndjekur si tifoz për shkak të dëmtimit, mëndjemadhësia e këtij lojtari ndikoi jo pak në atë eliminim. Kur Barcelona fitoi me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë, Dembele kishte një rast flagrant në fundin e ndeshjes, për të gjetur edhe golin e katërt. Si një lojë fëmijësh ishte shtyrja e topit drejt rrjetës, por nisur nga rezultati dhe gjendja ku ndodheshin, Dembele fali gjithçka duke mos i kushtuar shumë rëndësi atij aksioni. Lionel Mesi do të qeshte duke mos u besuar syve për atë rast që francezi shpërdoroi, por tashmë janë tifozët e Barcelonës që kërkojnë llogari, për 150 milionë eurot e hedhura në kosh te një lojtar që tregohet i pavëmendshëm në një kompeticion të tillë, ku një detaj bën gjithmonë diferencën. /Shqiperia.ch/
Any and all drama in this Liverpool, Barcelona UEFA Champions League match brought to you courtesy of Ousmane Dembele. #LIVBAR #UCL pic.twitter.com/RTK2tS3R3U
— Carlos Valencia (Comedian He B. Foolin) (@carlos_valencia) May 7, 2019