
Enis Alushi i ka varur këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare. Futbollisti i cili më parë luante dhe përfaqësonte Gjermaninë në 12 ndeshje me të rinjtë, zgjodhi t’i bashkohej Kosovës, duke zhvilluar edhe 6 ndeshje me dardanët.
Por një perëndim i parakohshëm nga futbolli i luajtur, për të kaluar si menaxher i lojtarëve. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga vetë bashkëshortja e tij. Në gjithë karrierën si futbollist, Alushi ka ndërruar shumë skuadra në Gjermani, duke provuar vetëm një eksperiencë jashtë saj, me Makabi Haifan. /Shqiperia.ch/