You are here
Home > Futboll Bota > 12 kombësi me nga një lojtar, Keidi Bare kryeson listën tek Malaga me rastin e 115 vjetorit

12 kombësi me nga një lojtar, Keidi Bare kryeson listën tek Malaga me rastin e 115 vjetorit

Në këtë 115 vjetor nga koha kur Malaga ka luajtur ndeshjen e parë të saj në shtëpi me tifozët në përkrahje, mediat spanjolle kanë një të dhënë interesante. Me merkaton ende të hapur, spanjollët po mundohen të fuqizojnë ekipin për të qenë gati në sezonin e ri. Një nga blerjet më të fundit në ekip ishte dhe sulmuesi japonez Okazaki që së fundmi i bashkohet skuadrës në përgatitjet e verës.

Por ajo që mediat spanjolle paraqesin si fakt interesant, janë kombësitë e ndryshme të lojtarëve. Nga gjithë Europa dhe më gjerë duke u shtrirë dhe në kontinente të tjera, janë mbi 30 shtete që kanë kontribuar me lojtarë për ekipin spanjoll. Ndër ta, ka dhe shtete qe kanë pasur vetëm një lojtar në organikën e skuadrës. Kështu, Keidi Bare kryeson listën e 12 shteteve që kanë pasur vetëm një lojtar në historinë 115 vjeçare të skuadrës së Malagës./Shqiperia.ch/

Lista e plotë;

Keidi Bare (Shqipëri)

Mehdi Lacen (Algjeri)

Lestienne (Belgjikë)

Filipenko (Bjellorusi)

Bakary Koné (Burkina Faso)

Valdo (Cape Verde)

Paulo Ëanchope (Costa Rica)

Felipe Caicedo (Ekuador)

Jack Harper (Skoci) Onyeëu (Shtetet e Bashkuara)

Maresca (Itali)

Ochoa (Meksikë)

Roque Santa Cruz (Paraguai)

Alfred N’Diaye (Senegal) Cenk Gönen (Turqi).

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top