You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ja çka e pret Shkëndijën në shortin e Ligës së Kampionëve

Ja çka e pret Shkëndijën në shortin e Ligës së Kampionëve

Edhe Shkëndija e Tetovës pritet të ketë detyrë të vështirë në eliminatorët e Ligës së kampionëve. Mirëpo, nëse fati i prinë në short, atëherë kampionët e vendit mund të përballen me kundërshtarë që mund të kalohen. Helsinki, Zrinski janë një prej rivalëve me të cilët Shkëndija mund të luaj në javën e parë eliminatore, ndërsa nga klubet e mëdha që mund ti bien në short janë: Ludogoretz (Bullgari), Celtic (Skoci), APOLEL (Qipro), Legija (Poloni), C.Zvezda (Serbi), Rosenborg (Norvegji), Astana (Kazakistan).

Nëse e kalon javën e parë, atëherë në javën e dytë sërish do të ketë kundërshtarë të fortë ose me rejting të lartë, mirëpo atëherë edhe nëse eliminohej do të transferohej në raundin e tretë të Ligës së Europës.

Ndërkohë, edhe nëse Shkëndija eliminohet që në raundin e parë eliminator, aventura e tyre nuk do të përfundojë, por do të vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues në LE. Atje me siguri do të jenë bartës dhe mund të fitojnë rival nga Gjibraltari, Malta, San Marino, Kosova e tjerë. UEFA së shpejti duhet të definojë orarin nëpër ciklet eliminatore, ku Shkëndija lehtë mund të arrij që sërish të luaj në pla-off për Ligën e Europës.

Gjithçka varet nga java e tretë, dhe kush do të bie nga java e dytë eliminatore nga LK dhe nga ata që e kalojnë turin e dytë eliminatorë në LE. Në fazën e play-off-it (java e 4) do të kenë detyrë të vështirë, por do të ishte një sfidë për të bërë sensacion për tu plasuar në grupet e LE-së.
Shkëndija me vet fitimin e titullit kampion ka inkasuar 750.000 euro, pasi ka të garantuar katër ndeshje evropiane.
Shorti për dy ndeshjet e para është me 19 qershor, ndërsa ndeshjet janë të caktuar më 10/11 korrik, kurse ato të kthimit me 17/18 korrik.

/lajm

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top