Pak ditë më parë “Shqiperia.ch” së bashku me “Albanian Talents” ka njoftuar në mënyrë ekskluzive se një prej talenteve më të reja që do të debutoj me Shqipërinë, është Erdon Daci. Ky i fundit ka zgjedhur t’i bashkohet kuqezinjve të Alban Bushit, 21-vjeçarëve, që do të luajnë ndeshjen e parë kualifikuese në mars ndaj Turqisë.
Për sulmuesin nga Shkupi, ka interesim të madh edhe nga Maqedonia. Jo më kot, pasi ky lojtar ishte pjesë e të rinjëve të Konyaspor. Vetëm 5 ndeshje dhe 4 gola të realizuar në Turqi. Kaq mjaftoi që ekipi i parë ta marrë menjëherë në organikën e saj.
Jo vetëm sa i përket fazës përgatitore, por Daci rezultoi edhe në stolin e Konyasporit gjatë takimit të djeshëm, në atë fitore me rezultatin 2-0 ndaj Antalyasporit. Futbollisti 20-vjeçar shihet si një element i rëndësishëm dhe talent i madh, ndërsa është marrë nga skuadra që po lufton jo vetëm për një vend në “Champions League” në Turqi, por ndodhet edhe vetëm 7 pikë larg vendit të parë, Bashaksheirit. /Shqiperia.ch/