You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E bujshme / Gati kalimi i Sabjen Lilajt në Itali

E bujshme / Gati kalimi i Sabjen Lilajt në Itali

Kategoria Superiore me shumë mundësi do të humbasë sezonin e ardhshëm një prej mesfushorëve më të mirë që luan te skuadra e Skënderbeut.

Bëhet fjalë për Sabjen Lilajn, 29-vjeçarin që për vite me radhë ka qenë një prej futbollistëve më të rëndësishëm në kampin korçar, por që ditët e fundit ka marrë një ofertë nga skuadra e Seria B. Palermo sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të luajë në Seria A, pasi është në vendin e tretë në kategorinë e dytë italiane dhe praktikisht Lilaj do të luajë në elitën e futbollit italian.

Për të bërë të mundur transferimin e lojtarit ka ndërhyrë edhe Edvin Murati, i cili ka shfrytëzuar edhe faktin që lojtari është pjesë e Kombëtares Shqiptare. Menaxherët e skuadër italiane kanë ndjekur së fundmi futbollistin nga afër dhe e kanë pëlqyer mjaft. Kjo nuk është hera e parë që Lilaj ka pasur oferta nga jashtë vendit, por ato nuk kanë arritur të finalizohen me sukses.

Për largimin e mesfushorit Skënderbeu nuk do të përfitojë financiarisht pasi atij i përfundon kontrata dhe rinovimi duket pak i i vështirë, pasi lojtari përfiton rreth 13 mijë euro në muaj. Në përfundim të sezonit ai del me parametra zero dhe kjo i hap rrugë transferimit te Palermo që është shumë i mundshëm për t’u realizuar.

Paketa financiare që përfshin transferimin e Lilajt është 250 mijë euro, që është paga sezonale e lojtarit dhe kontrata do të jetë për një vit me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Një ofertë e tillë ka joshur jo pak lojtarin që tani pret vetëm finalizimin e transferimit. Skënderbeu në këtë merkato parashikohet të shesë shumë prej lojtarëve titullarë që i ka nën kontratë, pasi e ardhmja është e pasigurtë për shkak të dënimit me 10 vite nga UEFA. Edhe pse çështja është në CAS, klubi do të mundohet të përfitojë financiarisht nga transferimet sa më shumë të jetë e mundur. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top